Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në spitalin e Korçës, lëndohet pacienti 62-vjeçar

schedule08:17 - 31 Mars, 2022

schedule 08:17 - 31 Mars, 2022

Mesnatën e sotme ka rënë zjarr në një nga dhomat e sanatoriumit në lagjen nr. 4, Korçë.

Si pasojë e zjarrit ka marrë djegie të lehta një pacient 62-vjeçar me iniciale B.D, banues në Korçë.

Policia njofton se 62-vjeçari po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Abcnews.al mëson se shkak i zjarrit dyshohet të jetë veprimi i gabuar i pacientit 62-vjeçar, i cili ka ndezur cigaren, ku afër ka pasur maskën e oksigjenit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!