Ditën e martë është arrestuar personi i shpallur në kërkim prej dy vitesh nga policia, Nuredin Dumani, mbi të cilin rëndon akuza e 7 vrasjeve, të cilat nisën fill pas grabitjes së Rinasit në prill të 2019-s.
Nuredin Dumani u arrestua nga forcat speciale në Fier, pas një telefonate që mbërriti në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit 129, ku raportohej për një person të plagosur.
Arrestimi i Dumanit u bë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të martës, pasi e gjithë Policia e Shtetit ishte vënë në kërkim të tij, pas ngjarjes së mbastites të së martës, ku u raportua për një shkëmbim zjarri në afërsi të fshatit Papër në Elbasan.
Nuredin Dumani është një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, i cili kërkohej jo vetëm nga policia por edhe nga ish-miku i tij gjithashtu në kërkim, Talo Çela, pasi Dumani me urdhër të Endrit Alibejt ka ekzekutuar vëllain e Çelës.
Arrestimi i Nuredin Dumanit është ngjarja ë e bujshme e viteve të fundit, pasi policia kishte dështuar në disa aksione që të realizonte kapjen e tij.
Lexo edhe:
Zbulohet telefonata që çoi në arrestimin e Dumanit
VIDEO/ Snajper dhe forca të shumta policie, çfarë ndodhi në momentin e arrestimit të Dumanit
Kush është Nuredin Dumani, i akuzuar për 7 vrasje, miqësia dhe armiqësia e tij me Talo Çelën
/T.H/Abcnews.al/

