Kafeja e nxehtë apo e ftohtë? Cila është më e shëndetshme

schedule07:24 - 29 Mars, 2022

schedule 07:24 - 29 Mars, 2022

Kafeja është zgjidhja e vetme për shumë njerëz sapo ngrihen në mëngjes për të marrë sa më shumë energji. Pirja e kafesë sjell sjell ato rituale të vogla që na bëjnë të ndihemi mirë, të bëjmë një pushim ose të takohemi me miqtë tanë.

Një studim zbuloi se kafeja inkurajon ndjenjat e mirësisë, miqësisë dhe lumturisë.Besohet se kokrrat e kafesë përmbajnë vitamina B, kalium, riboflavin dhe komponime të ndryshme bimore. Kafeja është gjithashtu një burim i shkëlqyer i antioksidantëve.

Përgatitja është çelësi për një kafe më të shëndetshme

Ka disa mënyra për të bërë kafe të ftohtë. Kafeja e ftohtë ka tendencë të jetë më pak acidike dhe më e butë për sistemin tuaj të tretjes. Për shkak të aciditetit më të ulët, kafeja e ftohtë mund të ndihmojë nëse keni refluks në stomak ose ndonjë problem me tretjen.

PH e kafesë së nxehtë dhe të ftohtë është pothuajse e njëjtë dhe varion nga 4,85 në 5,13. Prandaj, kafeja më e ftohtë rekomandohet për ata që kanë probleme me stomakun, ndërsa në raste të tjera është më mirë të pini kafe të nxehtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!