Artisti Endri Beqo ironizon pandeminë dhe luftën e Ukrainës në karikaturë

schedule16:51 - 28 Mars, 2022

schedule 16:51 - 28 Mars, 2022

83 karikaturat e artistit të ri Endri Beqo ironizojnë dy fenomene dramatike që bota po kalon, pandeminë dhe luftën. Artisti në një intervistë për Abc thotë se të ardhurat nga punët e shitura të ekspozitës do i dhuroi  për fëmijët në Ukrainë.

Artisti Endri Beqo prej 17 vitesh i është dedikuar artit të karikaturës. Për të spikatur si një zë ndryshe, atë e shfaq edhe në pamje. Tehu i humorit të karikaturistit të ri dhe premtues përqendrohet në dy fenomene dramatike që bota po kalon, pandemia dhe lufta.

Frika, izolimi , procesi i vaksinimit , vijnë me një dozë ironie në ciklin prej 83 pikturash me ngjyra dhe bardh e zi. Diktatorin  e ri, Putinin, Beqo  e sjell si “pjellë” e Hitlerit në karikaturën e tij.

Protestën për luftën në Ukrainë e shpreh përmes një tabloje të madhe,  në formë teatri ku i thuhet jo luftës po paqe dhe kërkohet barazi për njerëzimin. Edhe pse karikaturat janë shpotitëse , në to ndihet dhimbja dhe  shqetësimi i autorit i cili e ka përmbledhur edhe në një film të animuar.

Ndërkohë që të ardhurat që do të mblidhen nga shitja e këtyre punimeve që prezantohen në Galerinë e Tiranës artisti synon t’i dhuroi  për fëmijët në Ukrainë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!