Donald Trump uron homologun Meta

schedule18:27 - 27 Nëntor, 2017

schedule 18:27 - 27 Nëntor, 2017

Presidenti Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga homologu amerikan Donald Trump me rastin e festave të flamurit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas zyrës së shtypit pranë Presidencës, konfirmon miqësinë e fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë, duke pritur fuqizimin e mëtejshëm në vitet në vazhdim.
Në urimin e tij, Trump falenderon Shqipërinë për rolin si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit. Trump është ndalur edhe në pritshmëritë ndaj vendit tonë, sidomos në zbatimin e reformës në drejtësi.
Jemi bashkë me ju teksa festoni këtë ditë të veçantë dhe iu uroj Ju dhe popullit shqiptar gjithë të mirat gjatë vitit të ardhshëm!” – përmbyllet në mesazhin e urimit të Presidentit Trump./abcnews.al