32 ditë luftë, raportohen sirena të sulmit ajror në Ukrainë

schedule21:18 - 27 Mars, 2022

schedule 21:18 - 27 Mars, 2022

Një natë aspak e qetë për Ukrainën në kohë lufte. Është rreth 22:00 ora në Ukrainë, dhe ka raporte nga qytete të shumta për sirenat e sulmit ajror dhe zhurmat e shpërthimeve, raporton The Guardian.

Prej 32 ditësh vendi është duke u përballur me agresionin ushtarak rus, pasi Vladimir Putin  vendosi pushtimin e paprovokuar.

Miliona ukrainas janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Pjesa më e madhe e tyre janë vendosur në Poloninë fqinje.

Sakaq, palët do të rinisin sërish ditën e nesërme bisedime. Ndërkohë në një intervistë për me3idat ruse, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se janë të gatshëm të diskutojnë neutralitetin me Rusinë. /abcnews.al