Beson se në vitin 2021 do të jetë sërish deputet. Është kjo deklarata e deputetit Lefter Maliqi nga studioja e emisionit “Provokacija”. Deputeti, i cili zëvendësoi në parlament një nga deputetët pas dorëzimit të mandateve tha se nuk dihet nëse do të jetë me PD-në apo PS-në.
Mustafa Nano: Në 2021-shin Lefter Maliqi do jetë deputet i PS-së?
Lefter Maliqi: Po. Besoj se do jem deputet.
Mustafa Nano: I PS-së?
Lefter Maliqi: S’e di! Aktualisht jam te PD. Unë i mbështes simpatizantët e PD-së, unë thjesht kam thënë që nuk jam me frymën e lidershipit. Jo me emrin personal, por me lidershipin në PD.
Më tej, Maliqi tha në “Provokacija” se nëse do të jetonte Sokol Olldashi, do të drejtonë selinë blu. Përsa i përket marrjes së mandatit, Maliqi theksoi se Partia Demokratike ia ka pasur borxh.
“Po të ishte Sokol Olldashi në PD unë jam më se i bindur që do ishte në krye të PD-së dhe më se i bindur që PS nuk do ishte sot në këtë qeverisje.
Është e qartë, e saktë dhe e prerë. Mendonin se nuk do të futeshin të tjerët në parlament dhe mendonin që duke djegur mandatet jemi më pranë zgjedhjeve të parakohshme. Zhgënjimi doli dhe i pari qe Luan Rama që doli dhe u shpreh se Kushtetuta nuk e lejon ne do kthehemi prapë sepse ishin të sigurt që parlamenti nuk do mbushej me deputetë të radhës, pavarësisht se sa do rrimë. Për mua nuk e kam ndonjë qejf të madh që vajta deputet, por për mua duhet të ketë marrëveshje pavarësisht se mandati im është më i mirë dhe përfaqësues se atij që ishte deputet para meje. Dhe është krenari, PD ma ka pasur borxh në 2013-n dhe kësaj radhe kam thënë që ma ka dhënë vetë zoti Basha mandatin”, tha Maliqi./abcnews.al