Shumica e njerëzve nuk mund ta nisin ditën pa kafen e mëngjesit. Shumë preferojnë një filxhan kafe menjëherë pasi ngrihen ndërsa të tjerë besojnë se është më e dobishme të konsumohet pas disa orëve. Kur është koha ideale sipas ekspertëve? Kafeja përmban kafeinë, stimulues që mund të rrisë nivelet e kortizolit.
Kortizoli është hormoni kryesor i stresit në trupin tonë dhe ndihmon në rregullimin e metabolizmit, sistemit imunitar dhe sheqerit në gjak. Niveli i kortizolit rritet natyrshëm pas zgjimit dhe zvogëlohen ngadalë gjatë pjesës tjetër të ditës. Duke qenë se stimulon metabolizmin, ai jep më shumë energji dhe vigjilencë.
Për këtë arsye, kafeja duhet pirë një orë pasi të ngrihemi dhe jo sapo të hapim sytë pasi në atë moment, prodhimi i kortizolit është në kulmin e tij. Konsumimi i kafeinës në këtë pikë bën që trupi të prodhojë më pak nga ky hormon. Kjo mund të kontribuojë në zhvillimin e tolerancës ndaj kafesë. /abcnews.al