Vuçiç: Nëse serbët mbajnë zgjedhjet në Kosovë, do të vriten me dhjetëra ose qindra

schedule23:26 - 25 Mars, 2022

schedule 23:26 - 25 Mars, 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se në rast se serbët do të organizonin zgjedhjet e 3 prillit në Kosovë, dhjetëra e qindra prej tyre do të qëlloheshin nga policia e Kosovës.

Vuçiç, i cili është duke bërë fushatë zgjedhore, dhe deklaratat e tij populiste janë bërë më të shpeshta, ka folur për RTS2. Ai ka thënë se sa i përket organizimit të zgjedhjeve në Kosovë, gjërat nuk mund të ndryshohen.

“Do të bëjmë të mundur që serbët e Kosovës të votojnë në Serbi. Nëse serbët organizojnë zgjedhjet (në Kosovë), policia shqiptare do të qëllojë mbi ta. Në këtë rast do të kishim dhjetëra ose qindra të vdekur”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka deklaruar që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshironte të arrinte njohjen teknike të Kosovës nga Serbia, përmes kërkesës që Serbia do t’ia bënte Kosovës për ta lejuar mbajtjen e zgjedhjeve.

Ai ka thënë se preferon që t’i humbë rreth 50 mijë vota, para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovës përmes parashtrimit të një kërkese zyrtare.

“Do të mbetem me 50 mijë vota më pak, por ky është problemi më i vogël, krahasuar me rrezikun për humbje jetësh”, ka thënë presidenti serb. /GazetaExpress/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!