“Perëndimorët na paralajmëruan”, zyrtari ukrainas: Menduam se Putin po luante bllofin për pushtimin

schedule17:27 - 25 Mars, 2022

schedule 17:27 - 25 Mars, 2022

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase është shprehur se nuk i besonin njoftimet e perëndimorëve se Rusia do ti pushtonte.

Mediat e huaja kanë publikuar një deklaratë që ai ka dhënë për gazetën izraelite Haaretz se mungesa e koordinimit midis komandantëve rusë i bindi ata se forcat e Putinit nuk mund të përgatiteshin për një pushtim të afërt.

“Kur lëshonin pajisje ushtarake – tanke, ushtarë komandantëve në terren u duhen të paktën dy javë për t’u koordinuar me njëri-tjetrin. Edhe në ditët e fundit para pushtimit nuk ka pasur përgatitje taktike dhe nuk mund të shkosh në luftë pa një përgatitje të tillë. Ata nuk do të pushtojnë, prandaj sot janë kaq të paaftë për të përmbushur qëllimet e tyre’, ka thënë ai.

Megjithatë, pavarësisht nga problemet e dukshme që mungesa e koordinimit ka shkaktuar forcat ruse, zyrtari tha se kishte frikë se konflikti mund të zvarritet për të ardhmen e parashikueshme.

Kam shumë frikë nga një luftë e zgjatur dhe shumë frikë nga një përsëritje e asaj që po ndodh në Siri. Nuk ka ndodhur ende, dhe shpresoj se ne mund ta shmangim atë.”/abcnews.al