“Kërkesa e Kroacisë për Kosovën, e guximshme”, Zykaj: SHBA mesazh për Kinën në samitin e NATO-s

schedule19:31 - 24 Mars, 2022

schedule 19:31 - 24 Mars, 2022

Presidenti Kroacisë, Zoran Milanoviç këtë të enjte ka qenë pjesë e samitit të NATO-s të mbajtur në Bruksel. Milanoviç në fjalën e tij është shprehur se ka propozuar që Kosova të integrohet në aleancën veri atlantike, duke shtuar se kështu mund të bëhet shtet i plotë. “Katër vendet anëtare të NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, ka thënë ai.

Gazetarja Erisa Zykaj në një lidhje live në Radarin Informativ ka deklaruar se kjo ishte një deklaratë e guximshme e tij, megjithëse deri më tani nuk ka pasur reagime nga liderët e tjerë pasi fokusi kryesor ka qenë të luftë në Ukrainë.

Deri tani nuk janë marrë reagimet e liderëve të tjerë sepse ka pasur vëmendje te çështja e Ukrainës. Ka qenë deklaratë e zgjuar politike nga presidenti i Kroacisë. Liderët e tjerë kanë marrë shënime për këtë kërkesë të bërë nga Kroacia. Është herët të flasim nëse nato do  të fillojë një proces anëtarësimi për Kosovën, megjithatë duhet parë si shumë e guximshme dhe një shenjë sigurie më tepër për rajonin”, tha ai.

Thksin Zykaj e vuri dhe te një mesazh të lëshuar kundrejt Kinës në këtë samit.

“Sekretari i shtetit ka lëshuar një mesazh në drejtim të Kinës, i ka thënë që ne i bëjmë thirrje Kinës që të zgjedhë të mos mbështesë Rusinë në këtë sulm që po i bën Ukrainës dhe të jetë kundër luftës”.

Një simbolikë e fortë e këtij samiti, Zykaj thotë se ka qenë edhe prezenca e presidentit amerikan Joe Biden.

“Elementi i tretë i mesazhit në NATO, kemi rikthim të SHBA në Europë.  Sot pjesëmarrja e Joe Biden në samit ka qenë një prezencë simbolike shumë e fortë për të treguar se ne jemi aty. Nëse Rusia na provokon me armë bërthamore ne po përgatitemi për sulm bërthamor”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!