Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Belgjika arrin në 6 fitore/ Çiklistët nga vendi i vogël dominojnë me suksese në “Tour”

schedule13:50 - 23 Korrik, 2026

schedule 13:50 - 23 Korrik, 2026

Nuk ishte një etapë për të vuajtur. Në ditën e 17-të aktive të Turit të Francës ishte radha e sprintierëve për të bërë garë për fitoren, ishte koha për të treguar edhe më mirë bukuritë natyrore të vendit të madh të Europës Perëndimore, që nga Liqeni i Gjenevës, e deri tek relievi rural drejt Alpeve.

Natyrisht, kamerat në bordin e helikopterëve nuk patën asnjë moment pushim.

Çiklistët më të fortë si Fanela e Verdhë Pogaçar, rivali i tij Evenepël, meksikani Del Toro dhe francezi Seisas, ishin përpirë në grupin e madhe, dhe u kujdesën të mos ishin aq në ballë sa të pësonin ndonjë rrëzim që mund të bëhej edhe fatal.



Jo më kot, deri tani janë tërhequr dy pretendentë të fortë si Jonas Vingegard dhe Florian Lipovic.

Pas gati 175 kilometrave, nga Shamberi në Vuaro, fitoren e arriti sërish një çiklist belg.

Këtë herë, ndryshoi emri pasi Remko Evenepël, triumfues në dye tapa radhazi, ia lëshoi vendin sprintierit Filipsen.

Njëzetetetëvjeçari nga Flandra arriti suksesin e 11-të në Tur, në të cilin ka fituar edhe klasifikimin e pikëve në 2023, ashtu siç ka gjashtë etapa edhe në Vueltën e Spanjës.

Dominimi belg, të paktën për atë se kush kalon I pari finishin vazhdon.

Belgjika ka 6 etapa të fituara këtë edicion, më shumë se çdo vend tjetër, dhe Tim Merlie udhëheq me tre triumfe.

Gjithsesi, Fanelën e Verdhë e mban veshur Tadej Pogaçar, që shkon I sigurt drejt fitores përfundimtare.

Kampioni në fuqi kryeson me 4’32” ndaj Evenepëlit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!