Më shumë se 11 560 biznese të reja u çelën në vend gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit. Referuar shifrave të fundit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, numërohen mbi 800 subjekte më shumë se krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.
Krahas sipërmarrjeve vendase, zgjerim kanë shënuar edhe bizneset me kapital të huaj duke u rritur me 35.7% përgjatë kësaj periudhe.
Tregtia me shumicë dhe pakicë vijon të mbetet sektori dominues ku vijon trendi I çeljes së bizneseve të reja, ndjekur më pas nga akomodimi e shërbimi ushqimor, degë këto të lidhura ngushtë edhe me zhvillimin e turizmit në vend. Nuk mbeten pas as aktivitetet profesionale, transporti dhe informacioni e komunikacioni.
Një zgjerim të fortë kanë regjistruar edhe sipërmarrjet e çelura këtë 6-mujor në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke parë një rritje me 35.8% krahasuar me një vit më parë.
Kryeqyteti regjistron edhe numrin më të lartë të bizneseve të reja me mbi gjysmën e totalit, duke numëruar mbi 6 mijë sipërmarrje të çelura këtë periudhë, ndjekur nga Vlora dhe Durrësi. Rritje të sipërmarrjeve të çelura rishtazi këtë pjesë të parë të vitit evidentohet edhe në veri të vendit, në Lezhë, Dibër e Shkodër.
Ndërkohë, statistikat e Qendrës Kombëtare të Biznesit tregojnë se nga janari në qershor janë regjistruar mbi 897 licenca dhe janë dhënë 124 leje, duke u rritur krahasuar me vitin 2025.



