Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Vlera e yjeve shkon në “stratosferë”/ Kupa e Botës ndikon menjëherë te kartoni i futbollistëve

schedule13:48 - 23 Korrik, 2026

schedule 13:48 - 23 Korrik, 2026

Inflacioni po arrin nivele të padëgjuara ndonjëherë. Ndoshta i tillë ëshë tregu i futbollit sot, veçse gjithçka duket si “Big Bengu”, pra si “Shpërthimi i Madh”.

Gazeta gjermane “Bild” raporton se vlera e yjeve kryesorë të sportit më popullor të botës ka përjetuar një rritje të konsiderueshme menjëherë sapo ka përfunduar Kupa e Botës.

Dy numrat 1, ata që kushtojnë më shumë sipas tregut, janë Lamin Jamal i Spanjës dhe i Barcelonës, si dhe Erling Haland i Norvegjisë dhe i Mançester Sitit.



Përpara turneut në Amerikën e Veriut, ata vlenin profesionalisht 200 milionë euro secili, ndërsa tani kartoni është rritur me 10 për qind, duke arritur në 220 milionë euro.

I treti në listë është kapiteni i Francës, Kilian Mbape. Sulmuesi i “gjelave”, Këpuca e Artë e këtij Botërori, po ashtu pati rritje me 20 milionë euro, dhe tani kartoni i tij shkon deri në 200 milionë euro.

Në vendin e katërt është shoku i tij në kombëtare, Majkëll Olize. Mesfushori po ashtu ka ngjitje të kartonit me saktësisht 20 milionë euro.

Në qershor “transfermarkt” e jepte në 150 milionë euro, dhe tani në 170 milionë. Pesëshen e parë e plotëson ylli i Anglisë dhe i Realit, Xhud Belingham.

Duke qenë vetëm 23 vjeç, pra më i ri se Mbape, dhe thuajse i një moshe me Olizenë, mesfushori i “tre luanëve” ka pasur rritjen më të fortë nga të gjithë, me 30 milionë euro.

Sot, kartoni i madrilenit vlen plot 160 milionë euro.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!