Emocione të forta në “Kutia 21”, lojtari merr ofertën por ngel në fund me 10 000 euro

schedule20:58 - 23 Mars, 2022

schedule 20:58 - 23 Mars, 2022

Tomorri ishte lojtari që provoi fatin në “Kutia 21”. Ai pati një lojë të shkëlqyer pasi që me nisjen e lojës eliminoi disa shumë të vogla. Edhe pse kishte ende në lojë shumat më të mëdha, përfshirë dhe 10 000 euro, Tomorri guxoi dhe pranoi ofertën.

Mori 340 euro që i dha bankeri por mbeti në ankth pasi deri në fund kishte ende shifrën 10 000 euro. Eliminoi 1 000 dhe 4 000 euro ndërsa më pas mbeti mes 0.2 euro dhe 10 000 euro. Sa kishte në kutinë e tij? A u pendua lojtari që pranoi ofertën?

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!