2 ditë pas dorëheqjes nga drejtimi i PD, Lulzim Basha i ka sendet personale ende në zyrën e tij. Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se Basha nuk është shfaqur në ambientet e selisë blu, ndërsa zhvendosja e sendeve personale si duket mund të bëhet në ditët në vijim nga stafi i tij.
Pas dorëheqjes së Bashës, detyrës deri në zgjedhjet e reja brenda partisë e ka marrë nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit ka mbledhur për herë të parë kryesinë e PD ku po diskutohet për bashkimin e partisë.
Mledhja ka nisur në orën 19:00. Gjatë mbledhjes, deputeti i PD-së, Helidon Bushati ka propozuar që t’i kthehet normaliteti selisë blu, duke e “zhveshur” nga fortifikimi.
/abcnews.al


