Oleksiy Biloshitsky, nënkryetari i parë i Policisë Kombëtare të Kievit, tha në një postim në Facebook të martën: “Një tjetër përdorim i municioneve me fosfor në Kramatorsk. Ndalimet dhe konventat janë për botën e qytetëruar.
Fosfori i bardhë mbahet në mënyrë rutinore nga ushtritë në mbarë botën dhe përdoret ligjërisht në luftime si një perde tymi gjatë ditës dhe si një ndezës për të ndriçuar një zonë gjatë natës.
Por është e paligjshme përdorimi i tij kundër civilëve sepse shkakton djegie serioze dhe jashtëzakonisht të dhimbshme në kontakt me lëkurën.
/Abcnews.al/