Klea provoi fatin mbrëmjen e sotme në “Kutia 21”. Studentja 21 vjeçare habiti bankierin pasi preferoi të merrte ofertën që në minutat e para të lojës kur ende nuk kishte eliminuar shumat e mëdha. Ajo mori 430 euro që i ofroi bankieri por gjithashtu dhe 84 të tjera pasi gjeti figurën misterioze.
Klea mori ofertën pasi tha se nuk besonte se në kutinë e saj kishte një shumë të konsiderueshme. Megjithatë, intuita e saj nuk gaboi pasi ajo hoqi 10 000 euro dhe shumat e tjera të mëdha. Në kutinë e saj kishte vetëm 0.5 euro. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: