Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ndihmuan fëmijët dhe të larguarit nga lufta”, bashkëshortja e Zelenskyt falënderon zonjat e para të disa vendeve

schedule15:43 - 22 Mars, 2022

schedule 15:43 - 22 Mars, 2022

Olena Zelenska, gruaja e presidentit ukrainas, Vlodymyr Zelenskiy, ka falënderuar zonjën e parë të Francës, Brigitte Macron, dhe gratë e liderëve të tjerë për ndihmën që i kanë siguruar fëmijëve ukrainas, shkruan The Guardian

Ajo bëri gjithashtu homazhe për euopianët që kanë strehuar dhe ndihmuar refugjatët ukrainas, duke thënë se ata meritonin një çmim Nobel për paqe. Duke shkruar për gazetën Le Parisien, Zelenska tha se kur Rusia filloi të sulmonte Ukrainën, ajo kishte bërë një apel për ndihmën e zonjave të para të botës.

Brigitte Macron ishte një nga të parat që u përgjigj, shtoi ajo, dhe marrëdhënia e tyre ishte “e ngrohtë dhe miqësore”.



“Apeli im u dëgjua,” tha Zelenska. “Dua të falënderoj të gjithë europianët që tani po ndihmojnë popullin tonë, duke u siguruar atyre një strehë.  Asnjë nga këto vende nuk ishte e përgatitur për një fluks të tillë emigrantësh por mënyra si si kanë reaguar vlen për një çmim kolektiv të Nobel për Paqen.

“Ukrainasit janë njerëz të mrekullueshëm dhe shumë mirënjohës. Fëmijët tanë nuk do ta harrojnë kurrë atë që keni bërë për ne,” përfundoi Zelenska.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!