Një banesë ka marrë flakë paraditen e sotme. Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz pasi ata janë nxjerrë menjëherë jashtë pasi u konstatuan flakët, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë për të siguruar zonën dhe që flakët të mos përhapen.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.03.2022, në Rrugën e Barrikadave, në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetases F. A., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
/abcnews.al