Policia e Tiranës njoftoi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme se ishte gjetur i pajetë në ambientet e shtëpisë një i ri, i cili dyshohet se vrau veten në kushtet e tronditjes psikologjike.
Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije për abcnews.al se bëhet fjalë për Saimir Kuçin, anëtar i grupit të të grabitjeve “Hijet e Natës”. Ai kishte bërë 11 vite burg dhe ishte liruar për të marrë pjesë në një tjetër grabitje sipas policisë. Dyshohet se Kuçi ishte një ndër personat që mori pjesë në grabitjen e shtëpisë së biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë Krujë në nëntorin e vitit të shkuar.
Pas arrestimit, gjykata e Krujës dha për të dënimin “arrest shtëpie” për shkak të problemeve që kishte me shëndetin mendor.
Burime bëjnë me dije se ngjarja nuk ka lidhje me aktivitetin e tij kriminal dhe se bëhet fjalë për një vetëvrasje të mirëfilltë. /abcnews.al