Lyon nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në takimin e dytë të zhvilluar me Porton në Francë. Skuadra franceze pavarësisht këtij barazimi ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Europa League, pasi ndeshja e parë mes dy skuadrave ka përfunduar me fitoren e 1-0 të Lyon.
Golin i parë i sfidës u shënua nga vendasit me Dembele në minutën e 13-të, ndërsa barazimi për miqtë do të vinte shumë shpejt në minutën e 27-të me Pepe.
Në minutat e mbetura kjo sfidë nuk prodhoi gola të tjerë, me Lyon që vazhdon kështu edhe rrugëtimin në Europa League duke iu bashkuar 5 skuadrave të tjera që tashmë janë të kualifikuara, Barça, Atalanta, Braga, Rangers, ndëra Leipzig është kualifikuar direkt pas pezullimit të skuadrës ruse të Spartak Moscow. /f.a/abcnews.al