Kapen me laborator heroine, arrestohen dy kushërinjtë e politikanit të njohur

schedule14:27 - 17 Mars, 2022

schedule 14:27 - 17 Mars, 2022

Tre persona, mes të cilëve dy kushërinjtë e parë të një ish-ministri në Greqi, të moshës 52 dhe 56 vjeç, u arrestuan nga Prokuroria e Atikës.

Ata akuzohen se kishin ngritur një laborator të falsifikimit të heroinës në Melissia, që më pas e shisnin në sheshet e qytetit të Athinës.

Policia e Prokuroria, pas informacioneve, ka bastisur ditën e djeshme një shtëpinë në Melissia ka arrestuar tre personat dhe sekuestroi rreth 610 gramë heroinë, 300 lëndë të falsifikuara, 900 metadon, kanabis, një pistoletë.

Dy personat, të cilët sipas informacioneve janë “lojtarë të vjetër” në fushën e drogës gjatë bastisjes së Policisë , kanë thënë se janë kushërinjtë e parë të ish-ministrit, madje njëri prej tyre ka të njëjtin mbiemër dhe të njëjtin emër ndërsa me automjet bashkëpunëtori i tij grek shpërndante dozat e heroinës. Emri i politikanit nuk është bërë i ditur për shkaqe hetimore por thuhet se është shumë i njohur në Greqi.

Ndërkohë droga është dërguar në laborator dhe pritet të ekzaminohet nëse është e pastër apo e falsifikuar që mund të sillte pasoja edhe më të rënda për përdoruesit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!