Gazetarët në Rusi janë interesuar së fundmi edhe për shëndetin mendor dhe emocional të Vladimir Putin. Gjatë një konference, Dmitry Peskov është pyetur nga gazetarët se si po ndihet momentalisht Putin. Ai është përgjigjur se Presidenti rus Vladimir Putin është duke punuar me orë “jashtëzakonisht të parregullta“, por ai është “emocionalisht mirë”.
“Dita e punës e presidentit zgjat nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë” dhe “orët e tij të punës janë jashtëzakonisht të parregullta,” u tha Peskov gazetarëve.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje specifike, Peskov shtoi se “gjendja e tij emocionale është në rregull”.
/abcnews.al/