Forcat e armatosura të Ukrainës kanë nisur kundërsulm në disa zona operacionale ndaj trupave ruse. Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, shkruan BBC.
Podolyak ka përshëndetur kundërsulmin ndaj Rusisë dhe thotë se kundërofensiva e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë “ndryshon rrënjësisht dispozitat e palëve”.
BBC raporton se forcat ajrore të Ukrainës kanë shkatërruar aeroplanë luftarakë rusë dhe kanë rrëzuar raketa, ndërsa ushtria e saj ka shkaktuar “goditje shkatërruese” në grupet e trupave ruse. Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur./abcnews.al/