Rritja e çmimeve, studentët në Tiranë në protestë: Të përgjysmohen tarifat, janë të kripura

schedule11:22 - 15 Mars, 2022

schedule 11:22 - 15 Mars, 2022

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Natyrës do i bashkohen protestës që ka nisur prej disa ditësh kundër rritjes së çmimeve. Ata shprehen se rritja e çmimeve ka shtuar shpenzimet për ta, ndërsa i kërkojnë qeverisë të marrë disa masa. Një përfaqësi e studentëve thanë sot për mediat që studentët do të jenë masivisht në shesh dhe nga nesër do të nisë organizimi për të strukturuar dhe mobilizuar revoltën e tyre.

“Ne kemi qenë gjithë kohës në protestë. Përgjysmimi i tarifës së masterit sepse është tarifë e lartë. Përgjysmimi i saj do ishte ndihmesë e madhe për studentët. Mënyra si Rama u  drejtohet protestuesve kjo s’na demotivon përkundrazi na motivon .Të mos harrojmë se edhe ne studentëve na ka thënë ngelsa.  Ne do vazhdojmë edhe nëse ai nuk merr masa. Konviktet janë fasadë. Arsyja pse jemi këtu është një e vetme i gjithë vendi është në protestë kombëtare për rritjen e cmimeve dhe taksave dhe një nga shtresat që preket janë dhe studentët. Ne kemi protestuar gjithë kohën për tarifat, sidomos për tarifat e masterit, sot do dalim me 3 kërkesa bazike për studentët: E para përgjysmim të tarifave të masterit që janë më të lartat të paktën në rajonin e Ballkanit. Zerim të tarifës për abonenë studentore se është periudhë krizë. Studentët janë të vetmit që nuk preken nga ndihmesat. Pikë tjetër kërkojmë zgjedhjet për përfaqësuesit e studentëve në bordin e administrimit. Sot në bordin e administrimit në Universitetin e Tiranës s’kanë përfaqësues për menaxhimin e fondeve”, tha një student.

Tarifat tona janë të kripura, janë paralele me çmimin e naftës. Ne paguajmë tarifa në universitet sa çe kanë bërë naftën këto  tani. Qeveria duhet të zbatojë disa politika që do ua lehtësonin jetën njerëzve të këtij vendi. Kjo do ndihmonte shumë familje që kanë  studentë. Karta e studentit është skandal. Karta e studentit nuk shërben asgjë”, shtoi një tjetër.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!