Tre liderë të vendeve të BE-së, Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë janë treguar të guximshëm me vizitën e tyre në Kiev në një kohë që forcat ruse kanë intensifikuar bombardimet.
Reuters raporton se ata janë nisur për në Ukrainë me tren për të treguar mbështetjen ndaj Ukrainës.
LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi
Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha në Facebook se udhëtimi do zhvillohet në ditën e 20-të të “agresionit të Presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës”.
“Në momente të tilla përparimi për botën, është detyra jonë të jemi aty ku farkëtohet historia. Sepse nuk ka të bëjë me ne, por me të ardhmen e fëmijëve tanë që meritojnë të jetojnë në një botë të lirë nga tirania”, tha ai.
/abcnews.al


