Kategoria e Parë ka zhvilluar ditën e sotme edhe 3 ndeshjet e mbetura të javës së 23-të të saj.
Në duelin për një vend në superligë sezonin e ardhshëm, mes Erzenit dhe Korabit, fitimtare doli skuadra e peshkopisë, e cila triumfoi me shifrat 2-1.
Korabi i hoqi kështu mundësinë shijakasve të rimerrnin kreun, ndërsa vetë ata afrohen me vendin e dytë me vetëm 4 pikë.
Fitore me “poker” arritën të merrnin Besa e Kavajës dhe Butrinti i Sarandës, të cilët nuk falën ndaj Shkumbinit dhe Maliqit.
4 gola kavajasit arritën t’i shënonin peqinasve, po 4 herë edhe sarandiotët ndëshkuan Maliqin e vendit të fundit. /f.a/abcnews.al