Lufta në Ukrainë, Zelensky: 125,000 civilë u evakuuan përmes korridoreve humanitare

schedule15:27 - 13 Mars, 2022

schedule 15:27 - 13 Mars, 2022

Gati 125,000 njerëz janë evakuuar nga korridoret humanitare nga zonat e luftës në Ukrainë, tha sot presidenti Volodymyr Zelensky në një video.

“Sot, misioni kryesor është Mariupol,” tha ai, duke shtuar se një kolonë humanitare ndodhet aktualisht 80 km larg qytetit të rrethuar, ku më shumë se 400,000 njerëz ishin të bllokuar.

Në ditën e 18-të luftës Rusi-Ukrainë, abcnews.al ju sjell zhvillimet më të fundit rreth konfliktit të dy vendeve

• Sulmi i Rusisë tani është zgjeruar në objektiva në perëndim të vendit . Një breshëri raketash ruse kanë goditur një bazë ushtarake, në Yavoriv , afër kufirit me Poloninë, duke vrarë 35 persona.
• Kryetari i një qyteti tjetër perëndimor, Ivano-Frankivsk , thotë se trupat ruse vazhdojnë të godasin aeroportin e tij.
• Më shumë luftime po vazhdojnë gjithashtu në periferi në veri të kryeqytetit Kiev, pasi po përgatitet për një rrethim të mundshëm nga forcat ruse.
• Në veri, në Chernihiv të paktën një person u vra kur një bllok apartamentesh u shkatërrua nga zjarri rus, thonë autoritetet.
• Në lindje të Ukrainës , trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat ukrainase ndërsa ato përparojnë nga porti i Mariupolit në jug dhe qyteti i dytë më i madh i vendit, Kharkiv në veri, thonë zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Kharkhiv ka pësuar disa nga bombardimet më të rënda ruse, me video që tregojnë rrugë të bombarduara plotësisht dhe shumë ndërtesa të rrafshuara. Ndërsa forcat ruse rrethojnë Mariupolin, grupet e ndihmës po paralajmërojnë për një katastrofë humanitare.
• Dhe në jug , një sulm ajror në qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, pranë portit strategjik të Odesa, vrau nëntë persona të dielën, thonë zyrtarët lokalë./abcnews.al/