Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti i Polonisë alarmon: Putini mund të përdorë armë kimike, është në situatë të vështirë

schedule11:38 - 13 Mars, 2022

schedule 11:38 - 13 Mars, 2022

Presidenti polak Andrzej Duda ka folur për BBC, duke thënë se beson se Rusia mund të përdorë armë kimike pasi Vladimir Putini është në “një situatë shumë të vështirë”, përcjell Gazeta Express.

“Në fakt, politikisht, ai tashmë e ka humbur luftën e tij dhe nga brenda nuk po e fiton atë”, shtoi ai.

Ai thotë se nëse Putini përdor armë kimike, kjo do të ishte “ndryshues i lojës”.



“Sigurisht, aleanca e Atlantikut të Veriut [NATO], do të duhet të ulet në atë tryezë dhe me të vërtetë duhet të mendojë seriozisht se çfarë të bëjë, sepse atëherë ajo fillon të jetë e rrezikshme, jo vetëm për Europën, apo rajonin tonë, por gjithë botën”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!