Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këshilltari i CDU-së: Djegia e mandateve, demokratike

schedule15:09 - 15 Mars, 2019

schedule 15:09 - 15 Mars, 2019

Këshilltari ekonomik i CDU-së gjermane Martin Henze i ka quajtur kritikat e ndërkombëtarëve për vendimin e djegies së mandateve të opozitës si rezultat i informacionit të filtruar.

Një ditë përpara protestës së 16 Marsit, të pestës në radhë të thirrur nga opozita e bashkuar, kryekëshilltari për ekonominë i grupit të kristian demokratëve gjerman të Angela Merkel, situatën shqetësuese në Shqipëri e sheh të induktuar jo nga mungesa e stabilitetit politik, por atij institucional të drejtësisë.

“Investitorët që të vijnë kanë nevoje për garanci ligjore dhe në Shqipëri për momentin nuk funksionon Gjykata Kushtetuese dhe ajo e larte ndaj këto garanci nuk jepen, edhe korrupsioni është në nivele të larta dhe kjo bën që investitorët të mos e shohin Shqipërinë si atraktive”.

Për Martin Henze, kritikat e ardhura nga përtej kufijve, përfshi edhe shtetin e tij Gjermani, lidhur me djegien në bllok të mandateve të opozitës, janë rezultat i seleksionimit të qëllimshëm.

“Në Europë ka mendime kontradiktore për këtë. Jo çdo gjë që transmetohet në Shqipëri mbi kritikat e Europës për djegien e mandateve është e vërtetë sepse këtu vijnë informacione të selektuara dhe filtruara. Ka mendime të ndryshme për këtë pikë”.

Vendimi është demokratik, sipas tij dhe me katalizator të fuqishëm.

“PD-së i është mohuar e drejta parlamentare sepse mungon Gjykata Kushtetuese, që do të thotë se PD dhe opozita s’ka të drejtë të apelojë vendimet e parlamentit. Ndaj largimi i PD-së nga parlamenti edhe mund të kuptohet”.

Sa i përket opozitës së re parlamentare dhe njohjes së saj si legjitime në përfaqësimin e asaj pjese të popullsisë që votën ja dha partive opozitare, Henze del kundër kreut të OSBE-së Berndt Bochard.

“Duke qenë se deputetët vijnë nga lista e partisë, pra është votuar partia jo kandidati kjo lejon mundësi për interpretim. Këtë mund ta bëj vetëm Gjykata Kushtetuese që nuk ekziston. Kjo bën që të mbetet situata e paqartë. Ndaj mendoj që OSBE nuk mund të thotë nëse është legjitime apo jo, sa kohë kushtetuesja nuk shprehet dot”.

Për këshilltarin ekonomik të CDU-së gjermane Henze, partitë politike duhet të bëjnë hapa drejt përballjes me njëra-tjetrën për të gjetur zgjidhjen e kësaj krize politike, që sipas tij vjen përmes zgjedhjeve të reja/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!