Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se kreu i PD Lulzim Basha i ka vendosur në dispozicion pozicionin e tij në këtë parti në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Por sipas Bardhit, zgjidhja e vetme është që Basha të tërhiqet bashkë me Berishën.
“Pas vënies në dispozicion të pozicionit të tij për të zgjidhur situatën, kam kërkuar që Basha të tërhiqet bashkë me Berishën. Një tërheqje e të dyve do ishte zgjidhje.” tha Bardhi.
Mes të tjerash Sekretari i Përgjithshëm i PD u shprehe se nëse partia vijon luftën e përçarë nuk do të bëhen kurrë alternativë për popullin.
“Duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që kanë shkaktuar këtë problem. Dhe sa kohë ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë duhet të ikin të dy dhe të gjejmë rrugën për të bashkuar demokratët. Duke lënë mënjanë armiqësinë. Nëse vijojmë luftën të përçarë do jetë e pamundur të bëhemi alternativë.” tha Bardhi.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD të Basha dhe Berisha duhet të kapërcejnë veten për të bashkuar PD-në.
“Zoti Basha u shpreh i gatshëm jo vetëm për hap pas, por për tu bërë pjesë e zgjidhjes duke kapërcyer veten në interes të PD-së. Është moment i rëndësishëm për PD. Secili prej nesh bashkë me Bashën e Berishën duhet të kapërcejnë veten”. /abcnews.al/