Gazetari i ABC Taulant Kopliku dha mesazhin e tij përpara mijëra qytetarëve shqiptarë që janë mbledhur këtë të shtunë përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Kopliku tha se si asnjëherë më parë sheshi është mbushur sot jo për politikën, ndërsa theksoi se është mesazh për të treguar se është populli që vendos.
“Unë sapo jam kthyer për të jetuar në Shqipëri dhe ka 1 muaj e gjysëm që jam kthyer në vendin tim. Gjendemi në një situatë të paparashikuar ku qeveria ime, më mbyt me taksa, më shton çmimet. Është vërtete e dhimbshme sesi mund të jetohet në këtë vend, por unë kam besim për të jetuar këtu bashkë me ju. Për t’ju kujtuar të gjithëve që Shqipëria bëhet. Jam i kënaqur që ky shesh është i mbushur jo për politikën por për të ardhmen e fëmijëve tanë. T’u tregojmë që ne vendosim”, theksoi ai. /abcnews.al