Kryeministri Edi Rama ka bërë këtë mëngjes një tjetër reagim për çmimet e karburanteve. Në në postim në Facebook, Rama kujton se sot ngrihet Bordit Kombëtar i Administrimit të Karburantit.
Sipas kryeministrit çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës. Po ashtu ai thekson edhe njëherë se marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, duke mos lejuar në këtë mënyrë asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë?”, shkruan Rama.
Prej tre ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit kanë shpërthyer një valë protestash kundër rritjes së çmimeve. Sot në orën 11:00 është njoftuar mbajtja e një proteste më masive në Tiranë. g.v/abcnews.al