Ka nisur me shpërthime të fuqishme në Kiev dhe disa qytete të tjera, dita e 17-të e luftimeve në Ukrainë. Sipas autoriteteve lokale, sulme janë regjistruar në në qytetet Nikolaev, Dnipro dhe Kropyvnytskyi. Një depo e magazinimit të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit mori flakë të shtunën si pasojë e granatimeve.
Rusët kanë rrëmbyer kryebashkiakun e Melitopol, Ivan Fedorov. Ministria e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar se rrëmbimi përbën një krim lufte, ndërsa presidenti Zelensky e barazoi rrëmbimin me veprimet e “terroristëve të ISIS” dhe tha se forcat ruse “kanë kaluar në një fazë të re terrori”.
21:09 –Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Do të negociojmë por nuk dorëzohemi
Ministri i Jashtëm i Ukrainës është shprehur sot se vendi është i gatshëm të hyjë në negociata me Rusinë, por theksoi se forcat e saj nuk do t’i dorëzohen regjimit të Vladimir Putin dhe nuk do të pranojnë asnjë ultimatum.
Dmytro Kuleba u shpreh për gazetarët se mbetet i hapur ndaj diskutimeve diplomatike me Moskën, por paralajmëroi se Rusia po bën kërkesa që janë të papranueshme për Ukrainën. Kuleba shtoi se forcat e Kievit do të kenë nevojë për më shumë furnizime ushtarake dhe përsëriti kërkesat drejtuar vendeve perëndimore për të furnizuar vendin me avionë të rinj luftarakë.
Sipas tij, më shumë jetë civilësh mund të shpëtohen nëse mbrojtja ajrore e vendit forcohet.
Ai pohoi gjithashtu se Moska ka përdorur taktika të ngjashme me ato të përdorura gjatë luftës civile në Siri ndërsa u bëri thirrje vendeve perëndimore që të ndihmojnë Ukrainën në hetimet dhe ndjekjet e mundshme të ardhshme të krimeve të luftës ruse.
20:52-Sisteme anti-blinda, kundërajrore e armë, SHBA 200 milion dollarë financim ushtarak ukrainas
Presidenti i SHBA Joe Biden ka autorizuar një mbështetje të mëtejshme ushtarake në vlerë prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Kjo e çon fondin total të SHBA-së që i është dhënë vendit në më shumë se 1.2 miliardë dollarë (920 milion £) që nga fillimi i vitit 2021, tha një zyrtar i administratës Biden.
Financimi, të cilin Biden e ka akorduar përmes Aktit të Ndihmës së Huaj, mund të përdoret për të blerë armë dhe materiale të tjera mbrojtëse nga stoku i departamentit të mbrojtjes së SHBA-së, si dhe edukimin dhe trajnimin ushtarak për të ndihmuar Ukrainën.
Ai do të përfshijë ndihmë të menjëhershme si sisteme anti-blindash, kundërajrore dhe armë të vogla, tha një zyrtar i lartë.
Masa vjen pasi Kongresi Amerikan miratoi 13.6 miliardë dollarë (10.43 miliardë £) ndihmë emergjente për Ukrainën.
Mbështetja ushtarake, duke përfshirë lëshuesit antitank dhe raketat kundërajrore, të ofruara nga SHBA dhe aleatët e tjerë perëndimorë tashmë është përdorur në mënyrë efektive nga trupat ukrainase.
20:22-Paralajmërimi i Harris: Pushtimi i Ukrainës, kërcënim për demokracinë kudo në Evropë
Zëvendespresidentja e SHBA-ve Kamala Harris theksoi unitetin mes SHBA-së dhe aleatëve të saj në NATO dhe evropianë dhe paralajmëroi se pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia përbën një kërcënim për të gjitha demokracitë.
“Pushtimi i Rusisë kërcënon jo vetëm demokracinë e Ukrainës, por kërcënon demokracinë dhe sigurinë në mbarë Evropën”, tha Harris në takimin dimëror të Komitetit Kombëtar Demokratik të shtunën në Uashington.
“Oqeani që na ndan nuk do të na lërë të paprekur nga ky agresion”, tha ajo.
Harris, duke folur për udhëtimin e saj të fundit në Poloni dhe Rumani, theksoi se “forca më e madhe” e aleancës është uniteti i saj.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri me popullin ukrainas në mbrojtje të aleancës së NATO-s,” tha Harris ndërsa duartrokitej nga turma.
Harris gjithashtu u tregoi të pranishmëve për takimin me një student maroken i cili kishte ikur nga Ukraina dhe gjendjen e rëndë të miliona refugjatëve që po ikin nga sulmi rus.
19:29-Këshilltari i Zelenskyt me kafe në dorë ecën në Kievin “bosh”: Kryeqyteti i bukur edhe në kohë lufte
” Kiev është i mrekullueshëm, edhe në kohë lufte,” tha Mikhail Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas.
Në një postim në Twitter, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të Volodymyr Zelensky, si kreu i Komitetit Qendror të partisë, David Arakhamia, ata po ecnin në rrugët e kryeqytetit ukrainas.
Madje, edhe pse është bosh siç thonë ata, kanë arritur të gjejnë dhe të pinë kafe.
Qindra komente vlerësojnë lëvizjen e tyre, duke thënë se është një akt trimërie dhe duan t’u japin kurajo dhe forcë njerëzve që po vuajnë dhe janë në vijën e parë të betejës.
Postimi nga Mikhail Podolyak :
Київ завжди прекрасний. Навіть у воєнний час.
Команда @ZelenskyyUa завжди на робочих місцях.@arakhamia_david pic.twitter.com/tH574kk2T1— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 12, 2022
19:22-Paqe? Zelensky: Tani Moska ka filluar të flasë
Në negociatat e fundit është shfaqur një “qasje e ndryshme” nga ana e Moskës, e cila më parë nuk bënte gjë tjetër veçse “vendoste ultimatume”.
Kjo është pretenduar nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i cili ka shtuar se tani “Rusia dhe Ukraina kanë filluar të flasin”.
Zelensky shtoi se ishte “i lumtur që kishte një sinjal nga Rusia”, duke iu referuar “progresit” në bisedimet e evokuara dje nga Vladimir Putin.
Rusia dhe Ukraina po mbajnë bisedime të reja me videokonferencë, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, cituar nga Interfax.
19:18-Mbi 579 civilë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, mes tyre 42 fëmijë
Që nga fillimi i luftës, në Ukrainë janë vrarë 579 civilë, mes të cilëve janë 42 fëmijë. Kurse numri i të plagosurve sipas një raporti të OKB-së vlerësohet të jetë 1,002, mes tyre 54 janë fëmijë.
Numri më i madh i viktimave është regjistruar në zonat ende nën kontrollin e qeverisë ukrainase.
“Shumica e viktimave civile të regjistruara kanë humbur jetën si pasojë e municioneve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore”, sipas raportit të OKB-së.
Zyra e organizatës për të drejtat e njeriut beson se numri aktual i viktimave është “dukshëm më i lartë. Në rajone si Kharkiv, Mariupol dhe Donetsk, ka gjasa që numri i viktimave të jetë shumë i lartë.
18:51-Rusia sulmon autokolonën e evakuimit, 7 civilë të vdekur në Ukrainë
Shërbimi i inteligjencës i Ukrainës thotë se shtatë civilë kanë humbur jetën pasi trupat ruse qëlluan në një autokolonë evakuimi.
Karvani po transportonte njerëz nga fshati Peremoha, në rajonin e Kievit. Në një deklaratë, shërbimi inteligjent njoftoi: “Pas sulmit, pushtuesit i detyruan ata që mbetën të ktheheshin nga Peremoha dhe nuk po i lënë të dalin nga fshati”.
Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
18:29-U rrëmbye nga rusët, Zelensky: Kryetari i Melitopolit është gjallë, por po e torturojnë
Kryebashkiaku i Melitopol është “gjallë, por po e torturojnë” për të deklaruar mbështetjen e tij për Rusinë në një video”, këtë deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski në një takim me shtypin e huaj në bunkerin e tij në Kiev.
Sot në Melitopol, një nga qytetet e pushtuara nga rusët, qindra njerëz dolën në rrugë për të protestuar dhe kërkuar lirimin e kryebashkiakut.
Autoritetet ukrainase pretendojnë se Ivan Fedorov u rrëmbye dhe u mor me kokën e mbuluar me një qese plastike, në një vend të panjohur: ka edhe imazhe të një kamere sigurie që duket se tregojnë skenën në të cilën kryebashkiaku po merret nga një dhjetëra ushtarë rusë.
18:07 –Zelensky sytë nga Izraeli, shpreson në ndërmjetësimin e Bennett me Rusinë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se shpreson që kryeministri izraelit Naftali Bennett të ketë një “ndikim pozitiv” mbi Rusinë dhe se bisedimet me Moskën mund të zhvillohen në Jerusalem.
Jerusalem Post raportoi, duke shtuar se në këtë rast Izraeli mund të sigurojë garancitë e sigurisë për Ukrainën.
Qysh më 7 mars, ambasadori i Kievit në shtetin hebre, Yevgen Kornichuk kishte thënë se qeveria e tij e konsideronte Jeruzalemin si një vend të mundshëm për negociata me Rusinë.
18:06-Breshëri bombash, raketash e sulmesh ajrore nga Rusia, Volnovakha thuajse nuk ekziston më
Qyteti juglindor i Volnovakha-s është shkatërruar plotësisht që nga pushtuesi. Kështu është shprehur sot guvernatori i rajonit të Donetsk-ut, Pavlo Kyrylenko. Sipas tij, që nga fillimi i pushtimit, shumica e popullsisë së Volnovakha-s është larguar dhe shumica e infrastrukturës së saj është shkatërruar, që do të thotë se qyteti efektivisht nuk ekziston më.
“Në përgjithësi, Volnovakha me infrastrukturën e saj si e tillë nuk ekziston më,” tha ai për kanalin televiziv ukrainas Direct.
Por Kyrylenko shtoi se luftimet vazhdojnë për të parandaluar rrethimin e territorit të rëndësishëm strategjik nga ana e rusëve. Volnovakha ka qenë nën një breshëri të rëndë bombash, raketash dhe sulmesh ajrore dhe për pasojë është shkatërruar pothuajse çdo ndërtesë në qytet.
Në qytetin strategjik të Mykolaiv-it pati gjatë natës dhe herët në mëngjes shpërthime të forta ndërsa forcat ukrainase vijojnë rezistencën.
Nga ana tjetër, forcat ruse janë duke avancuar përgjatë bregut të Detit të Zi. Pjesa më e madhe e shpërthimeve vinte nga brenda pasi artileria ukrainase synon që të mbajë në pjesën lindore të qytetit rusët. Por një numër lagjesh në të cilat jetojnë civilë thuhet se janë goditur nga bombardimet ruse.
“Ata përdorën bomba për të sulmuar verilindjen e qytetit,” tha Anastasia Aleksieieva, e cila po ndihmon në organizimin e grupeve vullnetare civile në Mykolaiv.
Sipas saj, si pasojë e sulmeve, tetë civilë kanë mbetur të plagosur.
Qielli mbi qytetin port ishte i pastër të shtunën, pas reshjeve të mëdha të borës të premten. Ushtarë dhe vullnetarë mund të shiheshin duke vendosur thasë me rërë rreth postblloqeve në periferi.
17:36 –Rreziku nga rrezatimi, çfarë po ndodh me centralin e Çernobilit të kontrolluar nga rusët
Rregullatori bërthamor rus, Rosatom, ka njoftuar se aktivitetet për të siguruar funksionimin e sigurt të termocentralit bërthamor të Çernobilit po kryhen në koordinim me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Kompania thotë se një ekip specialistësh rusë janë në vend në stacion për të rivendosur energjinë në termocentral. Zyrtarët e Rosatom thanë gjithashtu se personeli ukrainas mbetet nën kontrollin e centralit të Çernobilit dhe Zaporizhzhia.
Lajmi vjen në një kohë kur Petro Kotin, kreu i kompanisë shtetërore bërthamore të Ukrainës Energoatom tha të premten se centrali Zaporizhzhia po menaxhohet nga inxhinierë rusë.
17:09-“Putin nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës”
Putin nuk është i gatshëm që t’i japë fund luftës. Kështu është shprehur një zyrtar francez për agjencinë e lajmeve Reuters pasi lideri rus pati një bisedë telefonike me Macron dhe Schulz.
Sipas raportimeve, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Schulz i kërkuan Putinit që të t’i japë fund pushtimit, por lideri rus si duket nuk e sheh të arsyeshme. Dy liderët e Evropës Perëndimore përsëritën gjithashtu thirrjen për një armëpushim si kusht për negociata të plota.
Presidenca franceze akuzoi gjithashtu Putinin për “gënjeshtra” pasi tha se ushtarët ukrainas janë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut. Ndërkohë, bëhet po ashtu e ditur se Macron i ka kërkuar Vladimir Putinit që të heqë rrethimin në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, ku njerëzit po jetojnë pa ujë dhe energji për ditë të tëra.
16:30 – 5.1 miliard dollar! Humbjet ruse në Ukrainë janë kolosale sipas “Forbes”
Revista pretigjioze “Forbes” raporton se Ukraina i ka shkatërruar deri më tani Rusisë një numër të konsiderueshëm mjetës luftarake, të cilat vlerësohet deri në 5.1 miliard dollar.
Vlerësimi është bërë nga burime ta pavarura, ndërkohë që qeveria ukrainase raporton deri deri më tani janë shkatërruar rreth 2 600 mjete ushtarake ruse si edhe janë vrarë më shumë se 13 mijë ushtarë.
Ndërkohë sot, Presidenti Zelensky raportoi se kishin humbur 1 300 ushtarë gjatë luftës me rusët, ndërsa dëmet në infrastrukturë janë të pallogaritshme tani që Rusia ka filluar të bombardojë edhe qytetet pa bërë dallim nëse janë objektiva ushtarak apo civil.
15:57 – Zelensky: Negociatat për paqe mund të fillojnë vetëm pas vendosjes së armëpushimit
Gjatë një konferencë për shtyp, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha nuk mund të fillojë asnjë negociatë për paqe pa u vendosur fillimisht armëpushimi midis forcave të Kievit dhe Moskës, shkruan BBC
“Diplomatët tanë janë duke diskutuar rreth disave pikave të një marrëveshje të mundshme mes nesh dhe Federatës Ruse. Unë dua që kjo të materializohet dhe proçesi për arritjen e paqes të fillojë pas vendosjes së armëpushimit”, tha Zelensky. .
Por udhëheqësi ukrainas tha se është i hapur për diskutime me presidentin rus Vladimir Putin, duke cituar mundësinë e negociatave që do të zhvillohen në Jerusalem me kryeministrin izraelit Naftali Bennett.
Duke iu referuar komenteve të Putinit se është bërë njëfarë progresi pozitiv nga negociatorët rus dhe ukrainas, Zelensky thotë se është “i lumtur që ka marrë sinjale pozitive nga Federata Ruse.
“Gjatë 12 viteve të fundit, nuk kam dëgjuar kurrë për mundësinë e një dialogu,” përfundoi ai.
15:30 – Dita e 17-të e luftës, Zelensky: Rreth 1,300 ushtarë ukrainas janë vrarë deri më tani
Sot është shënuar dita e 17-të e luftës Rusi-Ukrainë, me shpërthime të fuqishme në Kiev dhe disa qytete të tjera. Gjatë një fjalimi, presidenti i Ukrainës tha se rreth 1300 ushtarë ukrainas janë vrarë në 17 ditët e para të pushtimit rus, shkruan BBC
Ndërkohë sipas burimeve perëndimore, rreth 6,000 trupa ruse janë vrarë gjithashtu gjatë kësaj periudhe.
15:16- Lufta në Ukrainë, si po rekrutohen mercenarët nga Rusia?
Kanalet e mediave sociale dhe grupet e ndryshme po përdoren në Rusi për të rekrutuar një brigadë të re mercenarësh për të luftuar kundër Ukrainës. BBC ka folur me një mercenar, i cili është pjesë e një prej organizatave kryesore mercenare ruse.
Mercenari në shërbim tha se shumë veteranë të organizatës sekrete Wagner u kontaktuan nga një grup privat i Telegram disa javë para fillimit të luftës. Ata ishin të ftuar në një “piknik në Ukrainë”, për të shijuar “Salo”, një gatim tradicional me mish derri në Ukrainë.
Mercenarët që mund të aplikojnë janë ata me precedentë penalë, borxhe, gjithashtu edhe ata nga zonat e pushtuara nga Rusia të republikave Luhansk dhe Donetsk dhe Krimesë.
Lexo KËTU të gjithë artikullin
14:39- Diplomati rus: Moska i konsideron legjitime dërgesat e armëve për ushtrinë në Ukrainë
Një diplomat i lartë rus ka paralajmëruar se tani e tutje Moska do t’i konsiderojë dërgesat e armëve në Ukrainë si “legjitime”.
Komentet e zëvendësministrit të Jashtëm, Sergei Ryabkov, të raportuara nga Sky News dhe BuzzFeed News, ka të ngjarë të ngjallin frikë për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në Ukrainë. Ryabkov tha se Rusia ia kishte bërë të qartë qëndrimin e saj SHBA-së.
Ai tha se Rusia “paralajmëroi SHBA-në se pompimi i armëve nga një numër vendesh që ajo orkestron nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime”.
Duke denoncuar sanksionet e SHBA-së kundër Moskës, ai tha se ato ishin përpjekje e paprecedentë për t’i dhënë një goditje serioze sektorëve të ndryshëm të ekonomisë ruse.
Më tej ai këmbënguli se Rusia nuk kishte ndërmend të dëbonte mediat dhe bizneset perëndimore, duke shtuar: “Ne nuk do ta përshkallëzojmë situatën”.
14:34- A mund të përdor Rusia armë kimike në Ukrainë?
Vladimir Putin ka goditur me raketa Kievin, ka bombarduar Kharkivin dhe një maternitet në Mariupol në përpjekjen për të çmilitarizuar Ukrainën. Por disa mendojnë se ai mund të ndërmarrë sulme më të ashpra.
“Ne të gjithë duhet të jemi në gatishmëri se Rusia mund të përdorë ndoshta armë kimike ose biologjike në Ukrainë” paralajmëroi Jen Psaki, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.
Këto paralajmërime erdhën pasi Ministria e Jashtme e Rusisë akuzoi Ukrainën se po prodhonte armë kimike dhe biologjike e mbështetur nga Amerika. Më 21 dhjetor, Sergei Shoigu, ministri i mbrojtjes rus, paralajmëroi se 120 mercenarë amerikanë ndodheshin në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.
Lexo KËTU të gjithë artikullin
13:39- Macron dhe Scholz bisedë telefonike me Putin për luftën në Ukrainë
Liderët e Francës dhe Gjermanisë po zhvillojnë një tjetër raund bisedimesh me presidentin rus Vladimir Putin, sipas BBC
Rikujtojmë se gjatë një bisedë telefonike të enjten, presidenti Emmanuel Macron dhe kancelari Olaf Scholz i kërkuan Rusisë një armëpushim të menjëhershëm për të mundësuar evakuimin e sigurt të civilëve.
Presidenti Macron gjatë gjithë krizës ka theksuar nevojën për të vazhduar bisedimet dhe ka zhvilluar nëntë biseda telefonike me liderin e Kremlinit.
13-12- Rusia kërcënon NATO-n dhe SHBA-të me luftë
Një diplomat i lartë rus paralajmëroi se Moska do të sulmojë dërgesat e Perëndimit për pajisje me armë dhe municione në Ukrainë.
Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov tha se Moska ka paralajmëruar SHBA-në se do t’i konsideronte objektiva legjitimë ushtarakë dërgesat amerikane dhe të Perëndimit në Ukranë.
Ryabkov tha se Rusia “paralajmëroi SHBA-në se dërgimi i armëve në Ukrainë nga një numër vendesh që ajo orkestron nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, është një veprim që i bën ato autokolona objektiva legjitime”. Ai gjithashtu denoncoi sanksionet e SHBA-së kundër Moskës si një “përpjekje të paprecedentë për t’i dhënë një goditje serioze sektorëve të ndryshëm të ekonomisë ruse”, por vuri në dukje se Moska do të veprojë në një mënyrë të matur për të shmangur dëmtimin e vetvetes.
12:54- Zelensky: Humbjet e ushtrisë ruse më të mëdha në dekada
Gjatë një fjalimi ditën e sotme, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada, duke pretenduar se 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani nuk janë më në gjendje të luftojnë, shkruan BBC
Ai kërkoi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse, duke thënë se ai ka diskutuar me liderët francezë edhe gjermanë për këtë çeshtje.
Zelensky gjithashtu tha se Ukraina po punon me Komisionin Europian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.
Një grua shtatzënë, e cila arriti t’i shpëtonte shpërthimit të maternitetit në Mariupol, ka sjellë në jetë një vajzë, sipas CNN
Mariana Vishegirskaya ishte në mesin e një sërë grave që ndodheshin në maternitetin e Mariupolit që i mbijetuan granatimeve. Ajo lindi fëmijën e saj në një spital tjetër të enjten, sipas tezes Tatiana Liubchenko.
12:42- Forcat e Putinit vetëm 25 km nga Kievi, frikë se po përgatitet “Përballja e Madhe”
Pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse janë aktualisht rreth 25 kilometra nga qendra e kryeqytetit ukrainas, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në vlerësimin e saj të fundit të inteligjencës.
“Elementet e kolonës së madhe ruse në veri të Kievit janë shpërndarë. Kjo duket se tregon se ka një përpjekje ruse për të rrethuar qytetin. Mund të jetë gjithashtu një përpjekje e Rusisë për të reduktuar cenueshmërinë e saj ndaj kundërsulmeve ukrainase, të cilat kanë vrarë një numër të konsiderueshëm Forcat ruse”, tha ministria.
Qytetet e tjera kryesore të Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten të rrethuar nga forcat ruse, shtoi ministria. Ndërkohë, BBC raporton se Putini është qartësisht i paduruar. Dhe nuk ka dyshim për këtë, Rusia po kalon në një fazë të re të këtij konflikti, sipas gazetarit Frank Gardner.
Rusët kanë grumbulluar artilerinë, raketat, dronët, afër qyteteve të Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin, Kiev.
12:32- Bjellorusia: Nuk do t’i bashkohemi Rusisë në luftën kundër Ukrainës
Në një deklaratë mbrëmjen e djeshme, Ukraina shprehu shqetësimin se Bjellorusia do ti bashkohej pushtimit rus brenda disa orësh, shkruan skynews
Madje, disa zyrtarë thanë se Rusia kishte kryer bastisje në territorin e Bjellorusisë nga hapësira ajrore ukrainase për të krijuar një pretekst që Minsku të dëgojë forcat ushtarake në kufi.
Megjithatë, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura bjelloruse, Viktor Gulevich, ka theksuar se vendi nuk ka plane t’i bashkohet pushtimit rus -por tha se po dërgonte pesë grupe batalionesh në kufirin e saj për të zëvendësuar forcat e vendosura tashmë atje.
“Dua të theksoj se dërgimi i trupave nuk ka të bëjë me asnjë përgatitje për pjesëmarrjen e ushtarëve bjellorusë në operacionin special ushtarak në territorin e Ukrainës”, përfundoi ai.
11:10 – Modelja ruse shpërthen në lot pasi lufta i mbylli Instagramin
Pas Facebook dhe Twitter, mbrëmjen e djeshme në Rusi është kufizuar edhe Instagrami. Kjo ka bërë që një blogere ruse të kthehet në virale në rrjet pasi Instagrami i asaj do të pushojë së funksionuari.
Ajo ka dalë duke qarë me të madhe, duke u shprehur se nuk i interesojnë fare mijëra të vdekurit, përfshirë edhe bashkatdhetarët e saj nga lufta në Ukrainë.
Për modelen, shqetësimi i saj më i madh tani është se ajo nuk do të jetë në gjendje të postojë foto të ushqimeve nga restorantet.
Më poshtë është video që po bën xhiron e rrjetit:
One of the #Russian bloggers cries that in two days her Instagram will stop working
She does not care at all about the thousands of dead people, including her compatriots. Obviously, her biggest worry right now is that she won’t be able to post pictures of food from restaurants. pic.twitter.com/LSdBiSlwHr
— NEXTA (@nexta_tv) March 11, 2022
11:30 – Si u zgjua gjiganti që flinte, tani Gjermania është ushtria me buxhetin e tretë më të madh në botë
Nga Sophia Besch and Sarah Brockemeier, War on the Rocks
“Nëse bota ndryshon, politika gjithashtu duhet të ndryshojë”, tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tre ditë pasi Rusia nisi pushtimin eUkrainës. Dhe kështu Berlini ndryshoi politikën e vendit, duke njoftuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes.
Megjithatë, që Berlini të bëhet më i aftë në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, politikëbërësit dhe ekspertët gjermanë duhet të fokusohen urgjentisht në çështjet që i kanë lënë pas dore prej vitesh: hartimi i strategjisë; reformimi i burokracive qeveritare; ndryshimin e strukturave dhe proceseve të vendimmarrjes për politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Lexojeni të plotë KËTU
11:01 – Lufta afër, NATO kërcënon Rusinë: Mos guxo, ndryshe…!
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka paralajmëruar Rusinë që të mos bombardojë karvanet e ndihmave të luftës që shkojnë për në Ukrainë, pasi kjo sipas tij do të ishte një akt i rëndë që mund të sillte pasoja të paparashikueshme të luftës.
Russia threatens to target foreign military aid convoys to Ukraine.
Russian Deputy FM Sergey Ryabkov said that Moscow had warned the U.S. that convoys of foreign weapons would be “legitimate targets for the Russian Armed Forces,” as cited by Russian media RIA Novosti.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 12, 2022
Deklarata e Stoltenberg vjen pasi Rusia kërcënoi se do të bombardonte këdo që sillte ndihma ushtarake në Ukrainë. Duket se situata është nxehur shumë mes NATO-s dhe Rusisë, ku tashmë është Perëndimi që kërcënon me “pasoja të pallogaritshme”.
11:02 – Forcat speciale ukrainase vrasin ish-shefin e shërbimit sekret: Spiun i Rusisë
Raportohet se Policia Speciale ukrainase ka vrarë ish-shefin e Shërbimit Sekret të Ukrainës për rajonin e Kievit i dyshuar si spiun rus, raporton Gazeta Express.
Politikani rus Ilya Ponomarev, opozitar i Putinit i cili që nga viti 2014 jeton në Kiev, ka shpërndarë një video të kamerave të sigurisë ku shihen pamje të vrasjes së ish-zëvendësshefit të Shërbimit Sekret të Ukrainës Dmitry Demyanenko nga Policia Speciale e Ukrainës në kryeqytetin Kiev raporton Gazeta Express.
10:40 – 578 milion dollar, Italia sekuestron super jahtin e oligarkut rus
Këtë të shtunë bëhet me dije se autoritetet italiane kanë konfiskuar superjahtin e një miliarderi rus, i cili është përfshirë në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian, pas pushtimit rus në Ukrainë.
Mediat bëjnë me dije se anija e quajtur “A”, i përket miliarderit rus, Andrey Igorevich Melnichenko, i cili ka edhe kompaninë EuroChem Group dhe atë të thëngjillit, SUEK.
Sipas qeverisë italiane Jahti, besohet se ka vlerën e rreth 578 milionë dollarëve. Ndërkohë kujtojmë se javën e kaluar autoritetet italiane ka konfiskuar vila dhe jahte në vlerë të 156 milionë dollarëve nga pesë rusë të profilit të lartë, të cilët po ashtu janë sanksionuar nga blloku evropian.
10:29 – Biznesmeni rus thirrje Putinit: Mos na rikthe në revolucionin e 1917
Biznesmeni më i pasur rus ka paralajmëruar Kremlinin kundër konfiskimit të aseteve të kompanive që kanë ndërprerë aktivitetet e tyre në vend pas pushtimit të Ukrainës, duke thënë se një hap i tillë do ta kthente vendin pas në 1917, shkruan CNN
Vladimir Potanin, president i gjigantit të metaleve Norilsk Nickel ( NILSY ) dhe aksioneri i tij më i madh, tha se Rusia rrezikonte të kthehej në ditët e trazuara të revolucionit të vitit 1917.
“Vendimi i shumë kompanive për të pezulluar aktivitetet në Rusi mund të jetë si rezultat i presionit të paprecedentë nga opinioni publik jashtë vendit, shtoi ai.
Potanin është miliarderi më i pasur i Rusisë, me një pasuri prej 22.5 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg, pavarësisht se ka humbur rreth një të katërtën e pasurisë së tij këtë vit pas rënies së aksioneve.
10:23 –Ish-zyrtarja e NATO-s: Rusia nuk do të ketë sukses në Kiev
Ish-zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller, është shprehur skeptike nëse forcat ruse do të triumfojnë në sulmin ndaj kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, shkruan BBC
Por një kolonë e automjeteve ruse vazhdon të përparojë në drejtim të Kievit.
“Pyes veten nëse ata kanë aftësinë për të sulmuar tani pasi logjistika e tyre është në gjendje të mjerueshme, ata nuk kanë furnizime të mjaftueshme me karburant që u nevojitet për të përparuar në drejtim të Kievit,” tha ajo për BBC Radio 4 Today.
Gottemoeller tha gjithashtu se raportimet se Rusia mund të rekrutojë luftëtarë nga Siria për të luftuar përkrah Rusisë në Ukrainë tregojnë “qasjen barbare ndaj këtij pushtimi”.
Sipas Rusisë, 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme janë të gatshëm për të luftuar kundër forcave ukrainase.
“Ata janë grupe ekstremiste që kanë luftuar në Siri dhe janë disa nga ekstremistët më të dhunshëm,” përfundoj Gottemoeller.
09:11- Forcat ruse sulmojnë një spital onkologjik në Mykolayiv
Trupat ruse kanë bombarduar një spital onkologjik në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolayiv, tha kreu i Autoritetit Rajonal të Shëndetësisë, Maksym Beznosenko, shkruan BBC
“Vetëm një i pabesë mund të sulmojë të dobëtit. Ata janë pacientët tanë. Këta përbindësha sulmuan spitalin onkologjik. Një spital që ofron kujdes për pacientët me kancer nga i gjithë rajoni i Mykolayiv”. “Nëse urrejtja e armikut i bashkon njerëzit, ne jemi tashmë kombi më i bashkuar në botë”, shtoi ai.
Sipas informacioneve, nuk janë raportuar dëme të mëdha.
08:42- Rihapen korridoret humanitare në disa qytete në Ukrainë
Disa korridore humanitare në Ukrainë, duke përfshirë ato në Mariupol dhe Zaporizhzhia, janë rihapur sot, sipas zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk, shkruan skynews
Ajo tha se shpresonte se Rusia do t’i respektonte premtimet e saj për një armëpushim. Vereshchuk tha se Ukraina ka planifikuar të evakuojë banorët e disa qyteteve dhe fshatrave në rajonet e Kievit dhe Sumy-t dhe disa zonave të tjera ku ka luftime të vazhdueshme.
“Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë, të gjitha rrugët e planifikuara do të jenë të hapura dhe shpresojmë se Rusia do të përmbushë detyrimet e saj për të garantuar regjimin e armëpushimit”, tha ajo në një fjalim.
Përpjekjet për të siguruar kalimin e sigurt për banorët e Mariupolit kanë dështuar vazhdimisht gjatë kësaj javë.
08:32- Rusët afrohen, Britania: Janë 25 km larg nga qendra e Kievit
Rusët i janë afruar Kievit. Britania Bashkuar thotë se “pjesa më e madhe” e forcave ruse janë tani 25 km nga qendra e qytetit të Kievit.
Sipas autoriteteve britanike, kolona e madhe ruse në veri të kryeqytetit është shpërndarë, “ka gjasa të mbështesë një përpjekje ruse për të rrethuar qytetin”.
“Mund të jetë gjithashtu një përpjekje e Rusisë për të reduktuar cënueshmërinë e saj ndaj kundërsulmeve ukrainase, të cilat kanë marrë një taksë të konsiderueshme mbi forcat ruse”, thotë Ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë, qytetet e Chernihiv, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy janë të rrethuar dhe përballen me granatime të rënda, shton ai
07:47- Rinisin shpërthimet në Kiev, bombardime në disa qytete të tjera
Ukraina është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtune me shpërthime të fuqishme. Sipas BBC, që citon autoritetet lokale, shpërthime ka pasur në qytetet Nikolaev, Dnipro dhe Kropyvnytskyi.
Sipas një kanali Telegram të drejtuar nga autoritetet lokale, sistemi i mbrojtjes ajrore të Dnipro u aktivizua me sukses.
Nuk është e qartë se sa shpërthime goditën Dnipro, por autoritetet shtuan se ata po prisnin të dëgjonin zyrtarisht përgjigjen nga ushtria.
Sakaq, sulme ka pasur në orët e para të mëngjesit edhe në Kiev. Një depo e magazinimit të ushqimit të ngrirë në rajonin e Kievit mori flakë të shtunën si pasojë e granatimeve, sipas një postimi nga Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES). Deri më tani nuk raportohet për viktima.
07:39-Rusët rrëmbejnë kryebashkiakun ukrainas, Zelensky: Ky është krim lufte dhe terrorizëm
Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se forcat ruse kanë rrëmbyer Ivan Fedorov, kryebashkiakun e Melitopol.
Pamjet e shpërndara nga zyrtarët në zyrën presidenciale duket se tregojnë disa të armatosur që shoqërojnë një kryebashkiakun nga një ndërtesë në qendër të qytetit (shiko këtu).
Parlamenti i Ukrainës thotë se një çantë ishte vendosur mbi kokën e Fedorovit, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar se rrëmbimi përbën një krim lufte. Zelenskyy e barazoi rrëmbimin me veprimet e “terroristëve të ISIS” dhe tha se forcat ruse “kanë kaluar në një fazë të re terrori”.
07:28-Zelensky, thirrje nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët në luftë, po i mashtrojnë
Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky u bëri thirrje nënave ruse në një video-mesazh të premten. Ai u ka kërkuar atyre që të mos i dërgojnë djemtë në fushën e betejës dhe të ushtrojnë vigjilencë për vendndodhjen e tyre.
“Dua t’ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve. Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj”, tha ai në një fjalim emocionues.
Prsidenti u bëri thirrje atyre që të “mos i besojnë premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje ose kushte jo luftarake”, dhe u kërkoi “të veprojnë menjëherë” nëse ka dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë.