Banka gjermane “Deutsche Bank” ka njoftuar sot se do ta pushojë aktivitetin e saj në Rusi.
Ky vendim i bankës vjen pas kritikave të ashpra nga disa investitorë dhe politikanë për mirëmbajtjen e lidhjeve të mira me Rusinë, pasi fillimisht ajo kishte deklaruar se mbyllja e degës në Rusi shkonte kundër vlerave të saj.
Ndërkohë që bankat e tjera vazhdonin të pezullonin dhe ndërprisnin aktivitet në Moskë, “Deutsche Bank” kishte refuzuar, por pas kritikave të shumta e ka rishqyrtuar vendimin e saj.
“Sikurse kolegët tanë ndërkombëtarë dhe në bashkërendim me obligimet tona ligjore rregullative, jemi në proces të mbylljes së biznesit të mbetur në Rusi, përderisa ndihmojmë klientët tonë jo rusë multinacionalë që të reduktojnë operacionet e tyre”, thuhet në një deklaratë të bankës.
/abcnews.al