Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina: Rusia sulmoi një qytet të Bjellorusisë, po provokon

schedule16:58 - 11 Mars, 2022

schedule 16:58 - 11 Mars, 2022

Forca ajrore ukrainase ka deklaruar se ka parë avionët rusë të qëllojnë në një qytet në Bjellorusi pranë kufirit me Ukrainën.

Kyiv beson se sulmi i supozuar, i cili erdhi nga hapësira ajrore ukrainase, ishte në një përpjekje për të përfshirë Bjellorusinë në pushtimin rus.

Sulmi thuhet se ka ndodhur në orën 14:30 me orën lokale (12:30 GMT).

Pretendohet se avionët rusë fluturuan nga aeroporti i Dubrovytsya në Bjellorusi, hynë në hapësirën ajrore të Ukrainës dhe më pas qëlluan mbi qytet.

Në deklaratë thuhej: “Ky është një provokim! Qëllimi është përfshirja e Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë në luftën me Ukrainën!”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!