Gazetari investigativ, Artan Hoxha në një intervistë të dhënë për ABC LIve ka komentuar edhe çështjen e hetimit në lidhje me “Toyota Auris”, ku ka theksuar se është kërkuar në prokurorinë belge për të dhënë dëshminë e tij.
Hoxha në fjalën e tij ka theksuar se një fakt i tillë e bën të mendoje se tashmë autoritetet belge e kanë humbur besimin te autoritetet shqiptare, dhe janë të gatshëm që të paguajnë çdo kosto, por që dëshminë tashmë do e marrin në Bruksel.
“Toyota Auris”, është një çështje në hetim në Belgjikë në një informacion të fundit më është kërkuar që të shkoj në Bruksel për të dëshmuar në prokurorinë Belge. Insistimi që më kanë kërkuar të shkoj atje më bën të mendoj se kanë humbur besimin tek autoritetet tona. Se ndryshe do të ndodhte si në rastin e Bashës, por një rast i fundit që një dëshmi e marrë nga autoritetet belge në territorin shqiptar është publikuar, ato do të marrin përsipër çdo shpenzim vetëm me idenë që të jenë të sigurtë’, ka thënë ai./abcnews.al