Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi u kapën me drogë. Policia greke ka njoftuar se bëhet fjalë për dy 25-vjeçarë. Ata e kishin fshehur drogën në makinën e tyre. Gjithsej u sekuestruan 68.8 kilogramë kanabis, e cila ishte e ambalazhuar në 50 paketa. Sasia e lëndës narkotike u zbulua me ndihmën e qenit antidrogë.
Shqiptarët u ndaluan në vendin e quajtur Drosopigi, në rrugën që lidh Konicën me Kosturin. Sipas autoriteteve fqinje, dy të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti që sjell drogë nga Shqipëria dhe e trafikon në Greqinë e Veriut./abcnews.al