Do të duhet të luajë tepër shpesh kështu.
Nikola Jokiç dihet se është basketbollisti më I kompletuar në botë, më shumë edhe se një Lebron Xhejms apo Luka Doncic, por edicioni 2026-2027 nuk kishte qenë ndër më të mirët për të.
Problemet e tij me saktësinë në gjuajtje kanë ndikuar që Denver Nagets të mos jetë në vendet e para, por gjithsesi është fillimi I sezonit e ndoshta ka kohë për ndryshim.
Një shkëndijë u ndez që në përballjen e madhe ndaj Boston Sëlltiksave, luajtur në Kolorado.
Denveri ia doli të fitonte 105-101, edhe pse u ndodh në 17 pikë diferencë negative ndaj rekordmenëve të titujne në NBA.
Jokiç pati një meritë të madhe me 24 pikë, 8 topa në tabela e 9 asistë, duke iu afruar një tjetër tripëll dabëlli, aty ku ai do të jetë shpejt rekordmeni I basketbollit amerikan për të gjitha kohët.
Në krah të tij edhe ylli tjetër, Xhamal Marrej, me 21 pikë, 7 topa në tabela e 4 vjedhje topi, dhe vendasit patën një seri me shifrat 20-4 në periodën e tretë, që I dha epërsinë 69-67.
Denveri është ende larg, vetëm në vendin e shtatë në Konferencën Perëndimore, me 8 fitore e 5 humbje, por gjithsesi diferenca me kreun është vetëm dy humbje.



