Frenimi i Vladimit Putinit nga Ukraina sipas Boris Johnson mund të shtyjë Rusinë të përdorë armët e ndaluara, pasi forcat e tij nuk kanë arritur të bëjnë përparimin e pritur.
Kështu tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Ai e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për një përpjekje “cinike” për të krijuar një pretekst për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Johnson tha se ka frikë se regjimi “barbar” i Kremlinit mund të jetë gati të përdorë armët e ndaluara.
“Ata nisin e thonë se ka armë kimike, që janë grumbulluar nga kundërshtarët e tyre ose amerikanët. Dhe, kur ata vetë i pozicionojnë armët kimike – e kam frikë se mund ta bëjnë – ata i kanë gati këto pretendime të rreme. Është një qeveri cinike, barbare, kam frikë”, shtoi Johnson.
Më herët, SHBA lëshoi një paralajmërim të ngjashëm për përdorimin e mundshëm të armëve kimike ruse.
/abcnews.al