“Zonë e kuqe”, Gledis Nano zbulon zonën ku do të ndërhyjë policia

schedule14:40 - 10 Mars, 2022

schedule 14:40 - 10 Mars, 2022

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i kërkoi mësuesve, nxënësve dhe kryepleqve të fshatrave të Krujës që të informonin policinë për çdo rast të konstatimit të mbjelljes apo shitjes së kanabisit në këtë zonë, të cilën ai e quajti “të kuqe” sa i përket këtij aktiviteti ilegal.

Nano tha se institucionet duhet të bashkëpunojnë kundër këtij fenomeni tepër të përhapur në malësinë e Krujës, ndërsa theksoi se policia është e angazhuar në të gjithë vendin.

“Policia e Qarkut Durrës ka të dhëna që malësia e Krujës dhe Fushë-Kruja janë zona me rrezik të lartë për kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Për të shmagur këtë duhet një ndërhyrje nga shteti dhe qytetarët”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!