Sanksionet e BE-së kundër Rusisë, eurodeputetja kroate paralajmëron reduktime të energjisë

schedule18:30 - 9 Mars, 2022

schedule 18:30 - 9 Mars, 2022

Eurodeputetja kroate, Biljana Borzan ka komentuar sanksionet e fundit të vendosura nga Komisioni Europian kundër Rusisë dhe pasojat që ato kanë në Bashkimin Europian.

“Vetëm pak minuta më parë, Komisioni Evropian doli me një paketë të re masash. Ky është tani hapi i katërt. Për më tepër, SWIFT u bllokua dhe tani sanksionet po përhapen në Bjellorusi dhe lista e zezë të njerëzve që janë nën sanksione po zgjerohet, rreth 900 prej tyre janë aktualisht në listë”, tha Borzan për N1 .

Ajo theksoi se Plani i Gjelbër ka marrë një shtysë shtesë me këtë situatë dhe se burimet e rinovueshme janë diçka që mund ta nxjerrin Kroacinë nga kjo situatë krize.

“Zëvendëspresidenti i KE-së që është në krye të marrëveshjes së gjelbër tha se na priste një punë e vështirë. Në mediat europiane mund të lexohet se ka mundësi që qeveritë të japin udhëzime të papëlqyeshme, veçanërisht në Europën Perëndimore. Atyre nuk u pëlqen që t’u thuhet të heqin dorë nga diçka me të cilën kanë jetuar për dekada. Mund të jetë më e lehtë për ne, veçanërisht brezat e vjetër, ta kuptojmë. Ngasja çift teke, reduktime të energjisë dhe të ngjashme”, tha Borzan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!