Më herët presidenti i SHBA, Joe Biden, njoftoi ndalimin importeve të naftës dhe gazit rus, si pjesë e sanksioneve të marra kundër Rusisë, për shkak të hyrjes së saj në Ukrainë.
Por çfarë do të thotë një bojkotim i naftës dhe gazit rus nga SHBA?
• Kontratat e reja për blerjen e naftës së papërpunuar ruse dhe produkteve të caktuara të naftës, gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe qymyrit do të ndalohen menjëherë.
Lexo edhe: Amerika shpall ndalimin e naftës ruse
• Kontratat ekzistuese duhet të mbyllen brenda 45 ditëve.
• Kompanive dhe investitorëve amerikanë u ndalohet të kërkojnë investime në sektorin energjetik të Rusisë.
• Amerikanët gjithashtu nuk mund të marrin pjesë në investimet e huaja në energjinë ruse.
“Amerika është e bashkuar në vendosmërinë e saj për t’i bërë ballë Putinit dhe ka mbështetje të gjerë në të gjithë vendin për sakatimin e fuqisë së ekonomisë së Putinit dhe makinës së luftës përmes eksporteve të energjisë,” tha të martën një zyrtar i lartë i administratës Biden.
Zyrtari tha se SHBA ishte konsultuar ngushtë me aleatët evropianë “por ne nuk i presim ata dhe nuk u kërkuam atyre të bashkohen me ne”.
Ai shtoi se SHBA – ndryshe nga pjesa më e madhe e Evropës – ishte në gjendje të ndërmerrte veprime të menjëhershme për shkak të aftësive të saj të rëndësishme të prodhimit vendas dhe sasisë relativisht të vogël të importeve ruse./abcnews.al/