Edon Zhegrova ka shënuar golin e parë në Ligue 1, me fanellën e Lille, kundër skuadrës së Clermont, ku luan edhe Elbasan Rashani
Sulmuesi anësor u aktivizua në minutën e 82-të dhe pas tetë minutësh gjeti rrugën e rrjetës.
Zhegrova provoi nga distanca dhe topi mori një devijim dhe përfundoi në rrjetë (SHIKO VIDEON).
Rashani në ato momente nuk ishte në fushë, pasi në momentin që Rashica hyri ai u zëvendësua. / abcnews.al