E pamundur të ishte më e bukur se kaq.
Edon Zhegrova më në fund “u ngjit në katedër”, siç mund të thuhet në këto raste, dhe tregoi se e meriton një fanelë kaq të rëndë sa ajo e Juventusit.
Shqiptari nga Kosova siguroi fitoren 1-0 në miqësoren e luajtur në Hong Kong ndaj Çelsit, duke u vlerësuar si më i miri në fushë.
Pas një periudhe të vështirë sezonin e kaluar, kur nuk i realizoi pritshmëritë që ishin për të, shpresa është që ylli “dardan” të jetë vetvetja.
Jo më kot “Zonja e Vjetër” pagoi 15.5 milionë euro për kartonin e tij dhe në 1 shtator 2025 I dha një kontratë 5-vjeçare.
Zhegrova tregoi një nivel shumë të lartë në Francë tek Lila, qoftë në Ligën e Parë vendase, por edhe në Champions duke u shpallur lojtari i ndeshjes ndaj Realit e duke shënuar kundër Atletikos së Madridit.
Klasi I tij nuk është vënë kurrë në diskutim, ndërsa ai e ka treguar që kur ishte shumë më I ri në miqësoren që Kosova e fitoi ndaj Shqipërisë në Zvicër, duke krijuar madje edhe polemika.


