Voton Voltana Ademi: Cili është pishmani që më ka mbetur në ditët e fundit si kryetare e Shkodrës

schedule17:01 - 6 Mars, 2022

schedule 17:01 - 6 Mars, 2022

Kryetarja në detyre e Bashkisë Shkodër u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese, pasi votoi pasditen e së dielës.

Duke folur për mediat, Ademi tha se procesi i votimit në këtë bashki nuk është favorizuar nga kushtet e motit, por megjithatë shtoi se deri në përfundim mbeten ende edhe disa orë.

E pyetur rreth qendrave të votimit në Shosh dhe në Pult ku për shkak të reshjeve të dendura të dëborës nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e votës të paktën 1,177 zgjedhës, Voltana Ademi tha se kjo ishte diçka e paralajmëruar, por askush nuk pranoi të dëgjonte.

E njoh shumë mirë zonën, e kishim parashikuar. Kam bërë gjashtë kërkesa në KQZ, nuk u morën parasysh. Vazhdojnë të mos i japin vlerë të drejtës së qytetarëve për të votuar. Ky është një mësim i mirë që të mos ndodhë herë tjetër.”

Po a i ka mbetur ndonjë gjë peng Ademit në ditët e saj të fundit si kryetare e bashkisë Shkodër?

“Jam e kënaqur që të gjithë qytetarëve të Shkodrës, më në fund u jepet mundësia për të ushtruar të drejtën e tyre vendore në Shkodër. Pishmani është që nuk ka ndodhur më parë.” /abcnews.al/