Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk jep leje mjedisore për TEC-in me avull, që ishte parashikuar të ndërtohej në zonën e Korçës. Ministri Blendi Klosi deklaroi se anulimi erdhi për shkak se projekti nuk përmbushte standardet e kërkuara europiane.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit refuzojnë të japin lejen mjedisore për TEC-in, që do të ndërtohej në zonën e Korçës. Lajmin e bëri të ditur ministri Blendi Klosi i cili theksoi se ky projekt nuk përputhej me standardet europiane.
Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit: “AKM refuzoi të jepte leje mjedisore për TEC-in e ri me avull në Korçë, pasi opinioni publik nuk e pranoi, asnjë ekspert mjedisor nuk garantoi raport të drejtë me mjedisin , asnjë ekspert nuk arriti të verifikonte standardet dhe vendimarja e e AKM ishte kundra këtij TEC-i, se ai nuk përputhej me standardet europiane”.
Ministri Klosi në fjalën e tij tha se nuk është kundër projekteve të TEC-eve apo guroreve, por është në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit: “Shoqëria ka filluar të reagojë, kuptojë dhe menaxhojë krejt ndryshe zhvillimin e mjedisit. Nuk jemi kundër zhvillimit të guroreve e binzesit, por kemi detyrë parësore të mbrojmë jetën e qytetarëve”.
Deklaratat ministry Klosi i bëri gjatë analizës vjetore të punës së Inspektoriatit të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave si dhe gjatë objektivave për sezonin turistik 2019. /abcnews.al