Manchester City kërkon sulmues për tu përforcuar gjatë merkatës së verës, me Pep Guardiolën që ka të dëshiruar 3 sulmues.
Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm për transferimet, ka bërë të ditur se Guardiola, do të duhet të zgjedh mes tre sulmuesve.
“Pep Guardiola është i dashuruar me Harry Kane. Ata u përpoqën ta sjellin katër herë verën e kaluar, ishin të fiksuar pas tij. Nëse nuk arrijnë ta sjellin tani, ata do t’i drejtohen yjeve më të mëdhenj të Bundesligës. Sigurisht që është Robert Lewandowski i Bayernit dhe Erling Haland i Borussia-s”,ka theksuar gazetari italian.
Guardiola ka punuar tashmë me Lewandowski në Bayern dhe Haland është futbollisti i ri më i kërkuar në botë. /f.a/abcnews.al