Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Përfshihet nga flakët në mes të rrugës kamioni që po udhëtonte drejt Vlorës

schedule08:50 - 4 Mars, 2022

schedule 08:50 - 4 Mars, 2022

Një kamion është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin rrugor të autostradës Levan-Vlorë.

Burime bëjnë me dije për ABC se kamioni ka qenë duke udhëtuar drejt Vlorës, ndërsa për fat të mirë si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale.



Pavarësisht kësaj ngjarje, lëvizja e automjeteve nuk është bllokuar ndërsa qarkullimi vazhdon normalisht.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që po hetohet për të mësuar shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!